Leeds United kërkon shërbimet e lojtarit të përfaqësueses së Kosovës. Mërgim Berisha është lojtari i piketuar nga skuadra angleze.
Gazetari turk, Osman Cengiz ka raportuar se drejtuesit e skuadrës angleze tashmë kanë kontaktuar Berishën dhe i kanë ofruar një kontratë katër vjeçare.
Për tu bindur Fenerbahce të heq dorë nga ylli kosovar duhet paguhet shuma prej 5 milionë eurove. Gjithsesi Berisha ende nuk ka kthyer përgjigje dhe po mendohet, pasi para vetës ka edhe oferta nga Bundesliga.
Schalke 04, Stuttgart dhe Mainz janë skuadrat gjermane që duan transferimin e sulmuesit shtatlartë. 24-vjeçari në vitin e tij të parë me Fenerbahcen zhvilloi 31 ndeshje zyrtare ku realizoi shtatë gola e dhuroi tre asistime.