×
  • Sport
  • Sport

    Legjenda e Milanit bie pre e mafias italiane Ndrangheta, planifikon ta largojë familjen jashtë vendit

    Insajderi
    06 February 2024 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mafia kalabreze e njohur si ‘Ndrangheta’ po përpiqet të zhvasë para nga familja e ish-legjendës italiane, Gennaro Gattuso, i cili tani po planifikon të largojë familjen e tij jashtë vendit, shkruan gazeta italiane “Il Messaggero”.

    Gjithçka nisi kur një ekspert italian planifikoi të instalonte panele fotovoltaike në tokën në pronësi të babait të tij. Për këtë projekt ai ka marrë mjete prej 80 mijë eurosh. Gangsterët nuk humbën kohë dhe ofruan shërbimet e tyre “mbrojtëse”, duke kërkuar një tarifë prej 300 mijë eurosh.

    Kur propozimi u refuzua, kriminelët filluan të ushtrojnë presion ndaj babait të Gattusos dhe i vunë zjarrin makinës së vajzës së tij dy herë në tetor dhe dhjetor të 2023-ës.

    Pas kësaj, familja ka bërë denoncim në polici. Dy persona janë ndaluar ndërsa hetimet po vijojnë.

    Gjatë procesit, u zbulua se edhe Gennaro Gattuso u detyrua të përfshihej. Ai pranoi kërkesat e mafias duke paguar 300 mijë euro përmes një shoku më 10 janar, teksa tani po mendon të largojë familjen e tij jashtë Italisë në një vend më të sigurt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark