×
  • Sport
  • Sport

    Legjenda e Real Madrid, Raul refuzon skuadrën gjermane!

    Insajderi
    04 October 2023 - 17:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Raúl González Blanco, i njohur shkurt si Raul, është një figurë legjendare në futbollin spanjol dhe veçanërisht në familjen e Real Madridit. 

    Për momentin, ai drejton ekipin e dytë të “baletit të bardhë”, Real Madrid Castilla. Kishte një ofertë që Raul të bëhej kreu i pankinës së Schalke-s gjermane, por specialisti i ri spanjol e refuzoi, raporton “Sport Bild”.

    Raul luajti për klubin gjerman në fund të karrierës së tij, por tani preferon të mos kthehet në “Feltins Arena”. Sipas informacioneve të “Sport Bild”, drejtuesit e Schalkes e kanë vënë në shënjestër Raulin dhe besojnë se ai mund t’i nxjerrë nga kriza. Megjithatë, ish-sulmuesi ka vendosur që momenti të mos jetë i përshtatshëm për një lëvizje të tillë.

    Raul luajti 2 vjet te Schalke midis 2010 dhe 2012 dhe shënoi 40 gola në 97 ndeshje. Për momentin skuadra nga Gelsenkirchen është në divizionin e dytë të Bundesligës dhe zë vendin e 16-të në renditje, me vetëm shtatë pikë nga tetë raunde.

    Rezultatet e pakënaqshme çuan në largimin e trajnerit Thomas Reiss dhe skuadra aktualisht drejtohet përkohësisht nga Matthias Kreutzer. Sezonin e kaluar, Schalke u rrëzua nga Bundesliga e Parë, ku kaloi vetëm një sezon, pasi u kthye në ligën e parë.

    “Sport Bild” thekson se drejtuesit e “bluve mbretërorë” synojnë të emërojnë një trajner të përhershëm deri në fund të pushimit për ekipet kombëtare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark