Ish futbollisti gjerman, Lothar Matthäus që dikur luante te Interi fitoi Topin e Artë në 1990 nxit polemika duke shfaqur zhgënjimin e tij.
Sipas tij Messi nuk duhej ta merte këtë vlerësim për herë të tetë në karrierë, përkundrazi ishte dikush tjetër që e meritonte, Haaland. Sulmuesi norvegjez e mbylli sezonin e fundit me më shumë gola se ndeshje si në Champions ashtu dhe në Premier League. Fitoi kampionatin, FA Cup dhe Championsin, por nuk i mjaftoi.
“Për gjithë vitin Haaland ka bërë më mirë se Messi. Trofeu nuk është i merituar. Ky është demonstrimi se Botërori vlen më shumë se gjithcka. Sipas meje askush nuk ka bërë më mirë se Haaland, ai ka qenë më i miri në 12 muajt e fundit. Fitoi tituj të rëndësishëm me Cityn me rekord golash. Votimi është një farse, edhe pse unë gjithmonë kam qenë tifoz i Messit“-tha ai.