Lei Kraja, prej rreth dy javësh ka nisur programin e saj më të ri sportiv në “Sport Time” në Super Sport. Ajo rikthehet pas një mungese për disa kohë për shkak të situatës së pandemisë. Ky është një format me të ftuar në studio, me lidhje në skype dhe me shumë tema që lidhen me sportin dhe aktualitetin.
Prej disa vitesh ajo është pjesë e “Digitalb”, më herët në emisionin “Bar Skedina”, “EuroGol” apo “Fan Zone”. Për ata që nuk e dinë, përveç gazetarisë, ajo është diplomuar edhe për biznes ndërkombëtar ndonëse duket se nuk e ka ndjekur këtë profesion. Lei mbetet provokuese dhe një nga moderatoret sportive më të komentuara në media. Ajo përflitet në media pas çdo daljeje të saj publike pasi disa herë provokon me veshjen, me pamjen apo me ndonjë incident të vogël.
E ftuar në “Wake Up” në Top Channel, Lei Kraja tha se pika e saj më e fortë është sinqeriteti, duke theksuar që është edhe më e dobëta, sepse njerëzit ta marrin për keq.
E pyetur nëse e sheh të ardhmen me ndonjë futbollist, moderatorja bukuroshe u shpreh: “Me futbollistë nuk e shoh veten fare. Por, nëse do ketë futbollistë që do dashurohem, pse jo. Babanë e kam futbollist dhe një tjetër nuk e dua (qesh)”.
Por e ka ndonjë djalë që i ka fituar zemrën? “Unë nuk tregoj kurrë për jetën private. Vetëm kur të jem e martuar do ju them”, u shpreh Lei./ Insporti.com