Konrad Laimer me shumë gjasa mbrëmë ka luajtur ndeshjen e fundit të tij me fanellën e Leipzig, pasi mesfushori austriak pritet të largohet nga skuadra gjermane, pasi në drejtim të tij ka oferta nga ekipe të mëdha.
25-vjeçari është objektivi kryesor i Bayern Munichut për repartin e mesfushës dhe palët tanimë janë në bisedime.
Laimer ka kontratë me Leipzig deri në verën e vitit të ardhshëm dhe te klubi gjerman nuk duan ta humbasin atë me parametra zero.
CEO i Leipzig, Oliver Mintzlaff ka folur pas finales së Kupës së Gjermanisë ku Bayerni fitoi me rezultat 5-3 duke konfirmuar bisedimet me bavarezët për austriakun.
“Jemi në bisedime me Konrad Laimer. Dihet gjithashtu që ne po flasim edhe me Bayernin. Si lojtari ashtu edhe ne nuk e imagjinojmë të shkojmë në fund të kontratës pa e zgjatur atë”, ka deklaruar Mintzlaff.
Leipzig po kërkon 15 milionë euro për austriakun, derisa Bayerni nuk po ofron më shumë se 10 milionë.
Gjithsesi në garë për lojtarin janë edhe skuadrat angleze si Manchester United, Chelsea, Aston Villa e West Ham United, por dëshira e Laimer është të transferohet te Bayern Munich.