×
  • Lajme
  • Lajme

    Lekaj: Me AAK-në derisa vdekja të na ndajë

    Insajderi
    18 May 2016 - 23:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se për së gjalli nuk largohet nga AAK-ja dhe se ata që dolën janë të pavlerë edhe për AAK-në edhe për ato parti që kanë aderuar.

    “Thuajse ne i kemi kryer të gjitha obligimet ndaj qytetarëve e tash po merremi se çfarë ka thënë malësorja, mendoj në ‘malësoren’ që e kam lexuar në prozën popullore të Anton Çetës”, tha Lekaj në Rrokum Roll.

    Ai theksoi se më parë e len Haradinaj AAK-në se që e lë ai.

    “Për së gjalli jo, e kur të vdes le të thonë çfarë të donë. Të gjitha janë spekulime”, tha Lekaj, duke iu përgjigjur zërave se ai do të largohet nga AAK për shkak të një fotografie të publikuar me deputeten e PDK-së.

    Lekaj edhe një herë ritheksoi se sa më parë që vendi shkon në zgjedhje aq më e dobishme do të jetë kjo për vendin dhe qytetarët.

    Ai shtori se Aleanca nuk ka shanse të bëjë ndonjë marrëveshje me koalicion aktual qeverisës, por që mundet të kthehet në Kuvend vetëm për dy marrëveshjet, dhe kjo për ta penguar ratifikimin e tyre./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    24 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark