Insajderi
Lajme

Lekaj i sulet PSHDK’së pas koalicionit me VV’në: Parti me vlera të djathta e kthyer në degë të majtë, kapitullimi i tyre vërtetohet më 28 dhjetor

Insajderi
30 November 2025 - 22:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lekaj i sulet PSHDK’së pas koalicionit me VV’në: Parti me vlera të djathta e kthyer në degë të majtë, kapitullimi i tyre vërtetohet më 28 dhjetor
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Anëtari i AAK’së, Pal Lekaj, ka reaguar pasi u bë e ditur se Partia Demokristiane do të jetë pjesë e koalicionit të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare më 28 dhjetor të këtij viti.

Lekaj me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se vlerat e kësaj partie janë të orientimit të djathtë ideologjik, ku ka akuzuar se është kthyer në “degë të së majtës”, shkruan Insajderi.

“Jam më se i bindur se udhëheqja e kësaj dege lokale as nuk i di e as nuk i kupton konceptet e drejtimeve politike, sepse pikërisht kjo udhëheqje e ka shkatërruar një parti që ishte simbol i vendit në shumë procese të rëndësishme. Në krye të saj erdhën njerëz që nuk ishin pjesë e asnjë procesi të mirë për vendin, dhe këtë e dëshmuan edhe me koalicionin me të majtën ekstreme në Kosovë, duke treguar se për ta kanë rëndësi vetëm interesat e një grupi klanor, që po e çon një nga partitë e para shqiptare në Kosovë drejt fundosjes”, ka deklaruar Lekaj.

“Kapitullimi i tyre është sot dhe kjo do të vërtetohet më 28 dhjetor”, ka përmbyllur ai. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark