×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lekaj ironizon me humbjen e Kusari-Lilës: Më duhej në Kuvend si kolege, nuk më shkon koha pa të

    Insajderi
    21 November 2021 - 20:37

    As ushtruesja e detyrës së shefit të grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila nuk arriti që të merrte votat për tu bërë edhe një herë Kryetare e Gjakovës.

    Pal Lekaj që vije nga partia e cila e mori këtë komunë, AAK, thotë me ironi që do ta ketë atë ende kolege në parlament.

    Sipas tij Gjakovës iu është dashur një kryetar si Ardian Gjini.

    “Unë kam garu vetë dy herë me znj.Kusari-Lila dhe e vlerësojë si grua, si nënë. Njëherë e kam mujt pa balotazh të dytën herë më ka mujt me balotazh dhe tani tjetrën herë ka kandidu me Gjinin, e ka udhëheq Gjakovën, qytetarët e kanë ndëshkuar ka fituar z.Gjini në 2017-ën dhe tani prapë të vijë dhe t’I ndërrojë ngjyrat politike, unë mendoj që këtu kanë humbur edhe pse Gjini çfarëdo kandidati tjetër të kishe qenë ndoshta me më vështirësi e kishte mundur por nuk e di pse znj.Kusari-Lila ka kandiduar dhe që prapë të vijë në Gjakovë dhe të udhëheq, ka qenë e pa anshme, sepse qytetarët e kanë vlerësuar një mandat të Kusari-Lilës”, ka thënë ai.

    “Unë e kam thënë edhe përmes një postimi edhe 4 vite ju kanë dashtë Gjini, Gjakovës ndërsa unë nuk kam mundur ta lejojë që znj.Kusari-Lila bashkë me Gjinin ta fitojë Gjakovën sepse mu ka dashtë të jem koleg i mirë në parlament sepse nuk më kishe shku koha pa znj.Kusari-Lila”, tha ai.

    Humbja i vije prej xhipave të zinj -Dokumentari i plotë:

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    29 March 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark