×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lekaj: Kosova ka nevojë për mbështetje buxhetore të tranzicionit energjetik

    Insajderi
    23 May 2023 - 20:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga partia e AAK, Pal Lekaj ka marrë pjesë në Plenumin Parlamentar të Komunitetit të Energjisë.

    Lekaj ka shkruar se Kosova e përkrahë fuqishëm çdo ide, plan dhe politikë mbi energjinë moderne.

    “Kosova e përkrahë fuqishëm çdo ide, plan dhe politikë mbi energjinë moderne, por që kemi nevojë për projekte të Bashkimit Evropian, dhe për mbështetje buxhetore në zbatim të suksesshëm të tranzicionit energjetik në shtetin tonë”, ka thënë Lekaj.

    Ai ka shtuar se Kosova është me BE-në dhe botën demokratike në mbrojtjen e ambientit.

    “Vendi ynë është me Bashkimin Evropian dhe botën demokratike në mbrojtjen e ambientit, pasi që ambienti është i të gjithëve pa dallim, dhe se duhet ta ruajmë sot nëse duam që ta kemi edhe nesër”, është shprehur Lekaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark