×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lekaj për fitoren e AAK-së në pesë komuna: Kemi synuar më shumë

    Insajderi
    21 November 2021 - 20:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka folur për rezultatin që sollën zgjedhjet lokale për partinë e tij.

    Lekaj i ftuar në “InDoks”, tha se janë të kënaqur me fitoren në pesë komuna por që synimet i kanë pasur edhe më të mëdha.

    “Sa i përket rezultatit çdo subjekt politik synon sa më lartë që të jetë, sa më shumë komuna të fitojë, sa më shumë asamblist mirëpo nëse i analizojmë rrethanat unë mendoj që AAK duhet të jetë e kënaqur kemi 5 komuna me një shtrirje dikun prej 292 mijë qytetarëve që e kanë pothuajse janë pjesë e atyre komunave ku kemi fituar që do të përfitojnë nga kryetarët por edhe në shumë komuna tjera do të kemi koalicione qeverisëse, komunale dhe kështu që Aleanca edhe me votën e përgjithshme i ka kaluar diku 90 mijë vota, është një subjekt stabil dhe mund të themi që jemi të kënaqur”, ka thënë Lekaj për InDoks.


    “A kemi synuar më shumë, e them me plotë kuptimin e fjalës po. Dhe do të punojmë që dita e ditës ta rrisim atë”, tha ai.

    AAK e Ramush Haradinajt arriti të dalë fituese në pesë komuna. Gjakovë, Klinë, Rahovec, Suharekë e Deçan.

    Humbja i vije prej xhipave të zinj – Dokumentari i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark