×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lekaj për Kurtin: I vonuar në çdo aspekt, po proklamon projekte të filluara në qeverinë Haradinaj

    Insajderi
    04 November 2023 - 18:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka thënë se kryeministri Kurti projektet të cilat po i proklamon, janë të filluara gjatë mandatit të qeverisë Haradinaj.

    Lekaj ka thënë se kryeministri Kurti është i vonuar në çdo aspekt.

    “Ti kryeministër je i vonuar në çdo aspekt. Mos provo me mashtru popullin që kinse je duke realizuar projekte të mëdha (e as të vogla) kapitale. Këto çka po i proklamon si të tilla, janë të nënshkruara e të filluara gjatë mandatit të Qeverisë Haradinaj.

    Merru me Zajednicën, ajo të shkon më shumë!”, ka thënë Lekaj.

    Kryeministri Albin Kurti  sot mori pjesë në inaugurimin e linjës hekurudhore Hani i Elezit-Fushë Kosovë, me ç’rast tha se sot shënohet një hap i rëndësishëm për hekurudhat e Kosovës.

    “Sot po e shënojmë një çast vendimtar për hekurudhën në Republikën e Kosovës. Po e rindërtojmë linjën 10 që e lidhë Hanin e Elezit me Fushë Kosovën. Po hapim, në veçanti, dy tunele: njëri me gjatësi 262 metra dhe tjetri me gjatësi 122 m.,që kanë qenë të shembur tërësisht”, tha kryeministri Kurti.

    Kryeministri tha se rreth 165 milionë euro është vlera e punimeve vetëm në segmentin e linjës 10, nga kufiri me Maqedoninë e Veriut deri në Fushë Kosovë, ndërsa mbi 200 milionë euro është vlera e punimeve që planifikohet në segmentin nga Fushë Kosova në Mitrovicë e nga Mitrovica në kufirin verior të Republikës së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark