×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lekaj për Qeverinë Kurti: Me vendimin për polisën injoruan pensionistët, bujqit e favorizuan diasporën

    Insajderi
    26 June 2021 - 21:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka komentuar vendimin e marrë nga Qeveria e Kosovës për pagesën e polisës kufitare për diasporën.

    Lekaj i ftuar në “InDoks”, ka thënë se ky vendim është i ngutshëm derisa shprehet se Kurti ka injoruar pensionistët e bujqit derisa ka favorizuar diasporën.

    “Sa i përket vendimit të fundit të polisës për mërgimtarët mendoj që është një nguti dhe ende nuk kemi sqarim detal se si është marrë ky vendim. Dihet që vendimet që i ka marrë Qeveria Kurti, për pensionistët, për subvencionet e që kanë qenë prioritet i qytetarëve dhe kërkesave të tyre, paramendojeni nëse i ulë pagat apo subvencionet për pensionistët dhe subvencionet për bujqësi – mendoje që kjo nuk do koment – dhe tani shkon më larg nëse ai e parasheh që ky vit është vit i pandemisë dhe kemi vështirësi në vija buxhetore atëherë pse shkon kaq larg”, tha ai.

    Sipas Lekajt, ky vendim lë hapësirë edhe për keqkuptime.

    “Ai i injoron pensionistët dhe bujqitë ndërsa e bën pagesën dhe si mund ta bëjë këtë pagesë me ndonjë kompani të sigurimeve dhe këtu lë për të dëshiruar apo keqkuptuar një vendim i tillë dhe nuk mendoj që është i drejtë”, është shprehur Lekaj për Indoks.

    Gjatë këtij emisioni, Pal Lekaj flet edhe për qasjen e Qeverisë Kurti karshi dialogut, përfaqësimin e MPJ-së në arenën ndërkombëtare, për emërimet e shkarkimit. Në fund, deputeti i AAK ka edhe një porosi për Kurtin dhe vartësit e tij.

    Më poshtë gjeni emisionin e plotë “100 ditë i vetëm në Fron”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark