Janë publikuar fjalët e fundit të Sokol Halilit, vrasësit të Hamide Magashit, i cili pasditen e së premtes vrau veten, brenda shtëpisë së tij, shkruan Insajderi.
Sokol Haliti në një shkrim që tanimë është bërë publik edhe për mediat, flet edhe për një marrëveshje të cilën sipas tij ia kishte ofruar e ndjera.
Viktima sipas dorasit i kishte thënë atij se edhe para mund ti jap vetëm të ia lë fëmijën asaj, në të kundërtën do ta qonte në gjykatë.
Sipas tij ai nuk e ka pranuar këtë marrëveshje.
“Kur më pat thënë sa jemi kanë bashkë lema fëmijën të paguajë sa dush pare veç me ma lënë, unë i kam thënë jo dhe tani më pat thënë unë të shti nëpër gjykata e polici dhe të bjen keq ty, unë i kam thënë shtinum ku duash se unë nuk e bëjë këtë marrëveshje, dhe kur të lind fëmija më ka thënë ta ndërrojë ty, ta jap tjetër kurse atë tonin shkoje e marrë vet pas disa kohe. Unë i kam thënë kjo çka je tu thanë ti është krim…”, ka shkruar ai mes tjerash përcjell Insajderi.