Futbollisti i Juventusit dhe kombëtares franceze, Paul Pogba, do të duhet të operohet në meniskun e gjurit të djathtë dhe për këtë arsye do të mungojë për të paktën katër muaj, raportojnë sot mediat italiane.
Pogba u lëndua dy ditë më parë gjatë stërvitjes së klubit torinez gjatë përgatitjeve parasezonale të Juventusit në SHBA.
Futbollisti francez mbërriti te Juventusi pak javë më parë si lojtar i lirë, për shkak se i kishte skaduar kontrata me Manchester United.
Gazeta italiane “Gazeta dello Sport” pohon se Pogba do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni, për këtë arsye lojtari i Juventusit pret një pauzë prej të paktën katër muajsh. Ai do të duhet të humbasë edhe Botërorin e ardhshëm në Katar dhe nuk do të kthehet në fushë para fundit të vitit.
Pogba u rrit si lojtar në Manchester United, dhe më pas luajti për Juventusin nga viti 2012 deri në 2016 para se të kthehej në klub nga “Old Trafford”. Për kombëtaren franceze ai shënoi 11 gola në ndeshjen e 91-të.