×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Lëndimi i punëtorit në vendin e punës – Lirohet në arrest shtëpiak pronari i kompanisë ‘Master Projekt’

    Insajderi
    19 July 2023 - 14:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore e Prizrenit ka vendosur masën e arrestit shtëpiak ndaj Salzen Ajradini, pronarit të kompanisë “Master Projekt” i cili u ndalua të martën nga Policia pasi një punëtorë i kësaj kompanie u rrëzua dhe pësoi lëndime të rënda trupore gjatë orarit të punës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Gazeta Insajderi mëson se Salzen Ajradini, është njëri nga pronarët e kompanisë “Master Projekt”. Ai po dyshohet për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

    Avokati mbrojtës, Blend Gjini, ka thënë për Gazetën Insajderi se klienti i tij, nuk është përgjegjës për rrethanat e lëndimit të punëtorit.

    Sipas tij, arkitekti i projektit është përgjegjës dhe pritet të merret në pyetje nga prokuroria

    Sot e kemi pas seancën dëgjimore. Kërkesa ka qenë për arrest shtëpiak për të cilin dhe është marr vendim. Ky akuzohet për rrezikim në vendin e punës dhe mungesë të pajisjeve të mbrojtjes. Por, punëtori që është rrëzu i ka pasur të gjitha pajisjet mbrojtëse pra me kapel me tesha mbrojtëse me sigurim me krejt i ka pas në momentin kur është rrëzuar”, thotë avokati.

    Avokat Gjini, thotë se po ashtu punëtori i lënduar ka pasur dy marrëveshje me kompaninë se në rast të rrezikshmërisë në punë, përgjegjës është punëtori për mbajtjes ose jo të pajisjeve mbrojtëse.

    Prokurorisë i janë dorëzuar dy marrëveshje ku punëtori i lënduar ka pasur marrëveshje me ‘Mastër Projket’ se ky e merr përgjegjësin për masat mbrojtës në rast se ndodh diçka”, tha ai.

    Ngjarja ka ndodhur të martën pasdite, teksa punëtori ishte duke punuar në objektet e “Master Project” në Prizren.

    Prokurori i Shtetit, dje kishte dhënë urdhëruar që ndaj pronarit të caktohet masa e ndalimit policor.

    Ndërsa, punëtori i lënduar i moshës 40-vjeçare ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe për shkak të gjendjes së tij shëndetësore është transferuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

    /Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark