×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lëndohet 16 vjeçari duke punuar në një mishtore në Gjakovë

    Insajderi
    07 January 2024 - 19:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një i mitur ka pësuar lëndime trupore derisa ishte duke punuar në një mishtore (biznes familjar) në Gjakovë.

    Rasti ka ndodhur të shtunën në rrugën “Urim Bytyqi”.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

    Elezaj tha se viktima është dërguar për tretman në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

    “Në rrugën “Urim Bytyqi” në Gjakove me daten 06.01.2024 rreth ores 14:15 viktima mashkull i moshes se mitur, ka pësuar lendime trupore në një biznes familjar. Viktima eshte derguar për traitim mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakove.

    Me vendim te prokurorit te shtetit eshte iniciuar rast për hetim “asgjèsimi, dèmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtèse dhe rrezikimi i sigurise ne vendin e punes”, ka thënë Elezaj për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark