Armando Broja është lënduar. Sulmuesi shqiptar i Chelseat është parë duke u bartuar me veturë, pasi nuk ka mundur të ecë.
Klubi londinez ende nuk ka dalë me ndonjë njoftim për lëndimin e tij dhe se sa serioz mund të jetë ky lëndim i tij.
Broja iu bashkua ekipit londiez para disa ditëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Reprezentuesi shqiptar sezonin e kaluar ishte në huazim në Southampton, ndërsa trajneri gjerman i Chelsea, Thomas Tuchel ka vendosur t’ia jep një mundësi në këtë fazë përgatitore për ta bindur se është i duhuri për sulmin e skuadrës së tij. /Insajderi/