×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lëndohet një burrë në Skenderaj, u rrokullis me traktor

    Insajderi
    19 February 2024 - 10:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një burrë ka pësuar lëndime trupore pasi është rrokullisor me traktor derisa ishte duke lëvruar arën në fshatin Rakinicë të Skenderajt.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:30.

    Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është në trajtim intensiv.

    Raporti i plotë:

    Fsh. Rakinicë, Skenderaj 18.02.2024 – 14:30. Një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore pasi është rrokullisur me traktor derisa ishte duke lëvruar në arën e tij. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është në trajtim intensiv.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark