Një i mitur është lënduar në vendin e punës dje në Prizren. Sipas policisë ai ka marr lëndime nga makineria e punës.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar i mitur, derisa ishte në vendin e punës, dyshohet se aksidentalisht ka pësuar lëndime nga makineria e punës. Njësitë relevante policore dhe inspektori i punës kanë dalë në vendin e ngjarjes. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.