×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lëndohet një punonjës i kompanisë “Pastrimi” gjatë kryerjes së shërbimit

    Insajderi
    19 January 2023 - 20:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një punonjës i kompanisë “Pastrimi” në Prishtinë, është lënduar deri sa ka qenë duke e kryer punën e tij.

    Sipas kompanisë “Pastrimi” kjo ka ndodhur për shkak të punimeve në terren nga “Termokosi”.

    “Kompania “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë, shpreh shqetësimin e saj lidhur me lëndimin e punëtorit i cili është lënduar gjatë kryerjes se shërbimit te largimit te mbeturinave. Ngjarja ka ndodhur minuta më herët në rrugën ‘Vicianum’, ku shihen punimet nga Ndërmarrja Publike ‘Termokos’, dhe punëkryesi ka vendosur pajisje të improvizuara për të kaluar”, thuhet në njoftim.

    Ndërsa tutje apeluan për kujdes.

    “Lusim gjithë punëkryesit që të bëjne kujdes të shtuar gjatë punëve të tyre, po ashtu institucionet gjegjëse të ndërmarrin hapat e tyre në mënyre që mos të pësojne lëndime punëtoret e Kompanisë ‘Pastrimi’, të cilët janë duke kryer shërbim në terren gjatë 24 orëve pa ndërprerë. Shpresojmë që ngjarje të tilla të mos përseriten”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark