×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lëndohet një vajzë me trotinet elektrik, aksidentohet me veturën

    Insajderi
    03 August 2022 - 10:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mungesa e shtegut ku mund të lëvizin trotinetët elektrik po vazhdon të shkaktojë aksidente rrugore, shkruan Insajderi.

    Përmes raportit, Policia njofton se në Gjilan, si pasojë e aksidentit viktima femër ka pësuar lëndime trupore dhe pas tretmanit mjekësor është liruar.

    Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar dhe një trotinet që drejtohej nga viktima femër kosovare.

    Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar” – thuhet në raportin e Policisë.

    Ndryshe, kohët e fundit është rritur numri i incidenteve me trotinetët elektrik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark