Lëngu i shegës përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit.
Ai në kombinim edhe me lëngun e portokallit, i japin freski mendimit të njeriut. Lulet e shegës përmbajnë taninë dhe kanë veti rrudhëse e tonike.
Ato rekomandohen në dhimbjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara (shpëlarje të gojës) kundër ënjtjes së bajameve dhe acarimeve të mishrave të dhëmbëve.
Por lëngu i këtij fruti të jashtëzakonshëm, lufton edhe shumë sëmundje të tjera, në mesin e tyre edhe sëmundjet e zorrëve, ënjtjen e bajameve, acarimi i mishrave të dhëmbëve, etj. Të gjitha këto mund të luftohen me çajin e përgatitur nga shega.
Ja si përgatitet çaji nga shega: Merren 20-30 gramë lule shege në një litër ujë dhe vihen të zihen për gjysmë ore. Nga ky çaj merren 2-3 gota çaji në ditë. Edhe lëvozhga e frutave të shegës ka veti regjëse. Lëvozhga e thatë, para se të përdoret, duhet të vihet në ujë për disa orë që të zbutet.
Çaji i lëvozhgave të shegës përdoret kundër diarresë, si dhe për luftimin e krimbave parazitarë të zorrëve. Lëvozhga e frutave të shegës lufton me sukses amebat, të cilat e dobësojnë shumë organizmin, e veçanërisht te fëmijët, shkruan këshilla.net
Për këtë merren lëvozhgat e një kokrre shege, vendosen në një enë prej balte dhe zihen në gjysmë litri ujë derisa të mbetet gjysma e sasisë së ujit. Pasi ftohet lëngu, pihen dy gota likeri në ditë, një në mëngjes e një në darkë, gjithmonë para buke, për 10-15 ditë. Pa përdorur tjetër ilaç, organizmi do të çlirohet nga amebat. Por ngrënia e këtij fruti është jashtëzakonisht i dobishëm për ata që kanë probleme me peshën.