Derisa tifozët e Barcelonës presin me padurim që Lionel Messi të nënshkruajë kontratën e re me klubin, sulmuesi argjentinas ka disa ditë që po shijon pushimet me familjen e tij.
Ditë më parë, ai u pa duke pushuar në Miami, ku gruaja e tij, Antonella Raccuzzo u pa me rroba banjo në plazh.
Messit natyrisht i pëlqen shumë pamja e saj, derisa e ka filmuar atë edhe duke ushtruar.
Një video nga palestra, ku Antonella shihet duke u stërvitur në veshje të ngushta, Messi e shpërndau në “Instagram”.
Vlen të përmendet se së fundmi Messi ishte në qendër të vëmendjes pasi modelja braziliane, Sozie Cortez bëri tatuazh argjentinasin në të pasmet e saj.