×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Leonardo DiCaprio mohon përfshirjen në ndejat e P. Diddy?

    Insajderi
    03 October 2024 - 13:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ylli i njohur i ”Titanic”, Leonardo DiCaprio, është etikuar si personi numër një në listën e të ftuarve në ndejat e këqija të P. Diddy.

    Megjithatë, ky duket të ketë deklaruar se për vite të tëra nuk është shoqëruar fare me reperin e njohur P.Diddy, duke hedhur poshtë çdo pjesëmarrje të tij në ahengjet e përfolura, transmeton klankosova.tv.

    “Leonardo DiCaprio nuk ka absolutisht asnjë lidhje me këtë. Ai mori pjesë në disa nga festat e tij në fillim të viteve 2000 – por fjalë për fjalë të gjithë e bënë. Ata nuk ishin të çuditshëm. Ato ishin festa të mëdha në shtëpi, Leo ishte në fillim të karrierës së tij në atë kohë dhe ka kaluar shumë nga ndeja e tij. disa foto me kokrra që janë më shumë se 20 vjet janë qesharake”, citohet t’i ketë thënë daily mailit një burim i ekipit të tij.

    ‘’Leo është i fokusuar në karrierën e tij dhe marrëdhënien e tij dhe nuk po mendon fare për çështjen federale të Diddy, me të cilën ai nuk ka të bëjë fare”, shtonte burimi.

    DiCaprio u pa së fundi në Paris në një ndejë në të njohurën si Java e Modës, në Hotelin me pesë yje Costes.

    Ai madje mezi dallohej pasi u pa duke dalë nga një automjet me shofer, ku dhe mbante fytyrën e mbuluar me një maskë Covidi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark