×
  • Lajme
  • Insajderi

    Leotrim Latifi i arrestuar për grabitjen në Prizren dikur tallej me Policinë e Kosovës: Hajdeni, pse s’po na kapni

    Insajderi
    18 November 2021 - 22:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Leutrim Latifi, i arrestuari për grabitjen e armatosur në Prizren ku u plagosën dy qytetarë, dikur tallej me Policinë e Kosovës së bashku me partnerin e tij në krim, Kastriot Shalën, shkruan Gazeta Insajderi.

    29 vjeçari Leotrim Latifi, i konsideruar prej vitesh si një prej personave më të rrezikshëm në Kosovë, i njohur për përfshirje në një mori grabitjesh të armatosura në Kosovë është arrestuar sot si i dyshuari kryesor për grabitjen e armatosur në një argjendari në Prizren ku mbetën të plagosur babë e bir, pronarë të këtij biznesi.

    Ai, së bashku me partnerin e tij në krim, Kastriot Shalën, kohë më parë talleshin me Policinë e Kosovës nga një shtet i huaj, duke hyrë në transmetim direkt në Instagram.

    Në fillim të videos dëgjohen duke thënë “hajdeni, pse s’po na kapni. Në qytet jemi s’jemi tu ik prej qytetit”.

    Fillimisht publikuan fotografi e pastaj hynë ‘live’ në Facebook -Shala e Latifi vazhduan talljet me Policinë

    Aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës për kapjen e Latifi u krye në ora 6 të mëngjesit të ditës së sotme.

    Përveç Latifit, Policia ka arrestuar edhe të dyshuarin tjetër, Ibrahim Qadraku dhe një person të tretë i cili nuk është identifikuar ende.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark