×
  • Showbiz
  • Show

    “Lëreni Liamin të pushojë në paqe..”, ish-partnerja e yllit të One Direction kritikon mediat për postimet e vdekjes

    Insajderi
    20 October 2024 - 17:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-partnerja e Liam Payne, Cheryl, ka postuar për herë të parë për vdekjen e tij, duke kritikuar mbulimin mediatik dhe thënë se djali i tyre duhet të përballet me realitetin që nuk e ka parë më të atin.

    Payne dhe këngëtarja ishin në një lidhje nga viti 2016 dhe 2018 dhe kanë një djalë shtatëvjeçar të quajtur Bear.

    “Ajo që më shqetëson më shumë shpirtin është se një ditë Bear do të ketë akses në raportet e neveritshme dhe shfrytëzimin mediatik që kemi parë në dy ditët e fundit”, thotë Cheryl në Instagram, shkruan Sky News.

    “Po më thyhet zemra edhe më shumë që nuk mund ta mbroj nga kjo në të ardhmen e tij”.

    Ajo e përshkruan vdekjen e Liam si një ngjarje tronditëse dhe thotë se po përpiqet të përballojë pikëllimin e saj në një “kohë të dhimbshme”.

    “Dëshiroj t’ua kujtoj të gjithëve se kemi humbur një qenie njerëzore” shton ajo.

    “Liam nuk ishte vetëm një yll i popit dhe i famshëm, ai ishte një djalë, një vëlla, një xhaxha, një shok i dashur dhe një baba i djalit tonë shtatëvjeçar. Një djalë që tani duhet të përballet me realitetin që nuk do ta shohë më kurrë përsëri babanë”.

    “Unë po ju lutem të konsideroni se çfarë dobie kanë disa nga këto raporte, përveçse për të shkaktuar dëme të mëtejshme.”

    “Para se të lini komente ose të bëni video, pyesni veten nëse dëshironi që fëmija ose familja juaj t’i lexojë ato.”

    “Ju lutemi jepini Liamit pak dinjitet që i ka mbetur pas vdekjes së tij për të pushuar më në fund në paqe”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark