×
  • Lajme
  • Insajderi

    Letra e ish-gjyqtarit të EULEX-it dërguar Kuvendit – u kërkon ta thërrasin në raportim për shkeljet e misionit

    Insajderi
    25 November 2020 - 14:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons, u ka dërguar një letër deputetëve të Komisionit për Legjislacion duke kërkuar që të thërrasin atë të raportojë lidhur me informacionet që ka për ndërhyrje në hetime, kërcënime të dëshmitarëve, dhe manipulimeve të trupës gjykuese.

    E të gjitha këto sipas Simmons kishin ndodhur gjatë kohës sa kishte qenë pjesë e EULEX-it.

    Gazeta Insajderi ka siguruar letrën që Simmsone e kishte dërguar me 16 korrik të këtij viti.

    “Më 10 nëntor 2016 u takova me Boris Johnsonin në Prishtinë. Në atë kohë ai ishte Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar. Mes tjerash, ne diskutuam shkurt për Dhomat e Specializuara të Kosovës. A ishte shumë shpërfillës ndaj Dhomave, qartazi duke besuar se ato do të jenë ndërtim politik. Ai i përshkroi Dhomat si “një gjykatë politike që i përkulet vullnetit të Brukselit dhe e mbushur me qëllim lajkatar të BE-së për mbushjen e xhepave të tyre”, thuhet në këtë letër.

    Tutje, në letrën e tij Simmonse thotë se është i gatshëm të deklarohet para Parlamentit të Kosovës për të gjitha çështjet që flet në letër, duke i mbështetur ato edhe me prova.

    “Unë jam i gatshëm të deklarohet para Parlamentit të Kosovës për të gjitha çështjet që kam treguar në letër, duke i mbështetur ato edhe me prova. Unë jam i gatshëm të japë dëshminë time”, thuhet në letrën e tij.

    Ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, ishte shprehur i gatshëm që të vijë në Kosovë për të dëshmuar parregullsi të mëdha të misionit, në veçanti në rastin “Drenica 2”, edhe vite më parë.

    Gazeta Insajderi një vit më parë kishte raportuar se si Malcolm Simmons kishte marrë guximin ta padis misionin më të madh të Bashkimit Evropian.

    Ish-gjyqtari pretendonte se të paktën në dy raste kanë pasur urdhra për të dënuar njerëz të cilët konsideroheshin problematikë në raport me bisedimet Kosovë-Serbi.

    Në padin e tij kundër EULEX, Simons i ka kushtuar një hapësirë të madhe rastit Kleçka, në të cilin ishte i akuzuar Fatmir Limaj, dhe të tjerë të Grupit të Drenicës. Të dyja këto raste kishin të bënin me krime lufte.

    Në rastin e parë, ai zbulon se kishin marrë urdhra politikë për ta dënuar Limajn, derisa në rastin e dytë zbulon një aferë seksuale mes dy gjyqtarëve të EULEX-it, të cilët të akuzuarve u referoheshin si kafshë.

    “Në vitin 2013, para emërimit tim si kryetar i gjyqtarëve të EULEX-it, unë isha kryetar i trupit gjykues në një lëndë të njohur si ‘Kleçka’. Kjo ishte një lëndë e krimit të luftës me dhjetë të pandehur që përfshinin një politikan, Fatmir Limaj”, shkruan Simons në padi. “Kleçka ishte një rast i rëndësishëm për Misionin. Akuzat përfshinin tortura dhe vrasje të të burgosurve të luftës serbë dhe civilë shqiptarë. EULEX-i që ndoqi penalisht këtë rast ishte i rëndësishëm për angazhimin e vazhdueshëm të Serbisë në Dialogun Beograd-Prishtinë”, pretendon ai.

    Ish-gjyqtari Simons, kishte thënë se Kleçka ishte një lëndë e profilit të lartë në të cilën Misioni kishte investuar një sasi të konsiderueshme energjie dhe parash.

    “Misioni ishte i vendosur që Fatmir Limaj të dënohej dhe, më e rëndësishmja, të hiqej nga jeta politike. Gjatë një takimi në fillim të janarit 2013 me Mats Mattson, (zëvendëshef i EULEX-it v.j.) ai më tha se Misioni e donte Limajn të dënuar dhe se kjo ishte e rëndësishme për dialogun Prishtinë-Beograd”, pretendon ai. “Misioni duhej të bindte Serbinë se ai thjesht nuk përfaqësonte interesat e shqiptarëve të Kosovës”.

    Ai kishte shpjeguar se Limaj dhe të tjerët ishin shpallur të pafajshëm nga një kolegj gjyqësor i drejtuar nga një gjyqtar britanik. Pasi gjyqtari gjeti se nuk kishte prova të mjaftueshme kundër të pandehurit.

    Ai kishte akuzuar ish-nënkryetarin e Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Gerrit Sprenger, se menjëherë kishte shprehur pakënaqësi me vendimin për lirim nga akuza të Fatmir Limajt.

    Pos kësaj, ai kishte shpjeguar se rasti ishte dërguar në Apel, derisa Sprenger, që ishte i pakënaqur me vendimin për lirim, e kishte caktuar vetën në pozitën e kryetarit të trupit gjykues./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark