×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Letra për draft-statutin e “Zajednicës” përplas Kurtin me Osmanin, Presidenca nuk e mbështet atë

    Insajderi
    16 May 2024 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenca e Kosovës ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është konsultuar as koordinuar me Vjosa Osmanin për letrën që ia ka dërguar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku zotohet për përgatitjen e një draft-statuti për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

    Nga Zyra për media e Presidencës kanë bërë të ditur për Insajderin se Osmani “përkrahë vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me institucionin e Presidencës si institucion kushtetues me kompetenca të qarta në fushën e politikës së jashtme dhe si gardian i funksionimit kushtetues të institucioneve”.

    “Rrjedhimisht, Presidentja Osmani do ta mbështesë çdo veprim në drejtim të realizimit të këtij synimi, në përputhje të plotë me interesat shtetërore dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Prandaj edhe po bën përpjekje që shtetet anëtare të binden që sa më parë që të jetë e mundur të thirret një seancë e jashtëzakonshme ku do të votohet pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë”, deklaroi për Insajderin këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.

    “Presidentja Osmani përkrahë vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me institucionin e Presidencës si institucion kushtetues me kompetenca të qarta në fushën e politikës së jashtme dhe si gardian i funksionimit kushtetues të institucioneve. Kjo letër nuk është e tillë. Mund të jetë konsultuar e koordinuar me individë jashtë institucioneve që sot e kanë publikuar këtë letër, por jo me Presidencën”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark