Insajderi
Botë

Letrat e Panamasë, bastiset selia e zyrës ligjore

Insajderi
13 April 2016 - 08:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia në Panama ka bastisur selinë e një firme ligjore, për shkak të rrjedhjes masive të të dhënave.

Prokurorët kanë thënë se operacioni në zyrat e firmës Mossack Fonseca “është kryer pa incidente dhe pa ndërhyrje”.

Dokumentet që kanë rrjedhur, të njohura si Letrat e Panamasë, kanë zbuluar se si figurat globale kanë fshehur pasurinë jashtë vendeve të tyre, për të shmangur taksat.

Firma ligjore, Mossack Fonseca, ka mohuar çdo keqbërje.

Ajo ka thënë se ka qenë viktimë e sulmeve nga hakerët.

Presidenti i Panamasë, Juan Carlos Varela, ka premtuar se do të punojnë me vendet e tjera për të përmirësuar transparencën në industrinë financiare./rel


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark