Kompania, me histori të gjatë 145 vjet, do t’i listojë aksionet e saja me shenjën “Levi”, dhe planifikohet se me anë të ofertës publike fillestare (IPO) të marrë rreth 100 milionë dollarë, transmeton CNBC.
Të hyrat e kompanisë vitin e kaluar kanë arrit 5,58 miliardë dollarë, ndërsa fitimi neto llogaritet 283 milionë dollarë. Kompania është nën kontroll të pasardhësve të themeluesit të kompanisë Levi Strauss, ndërsa për herë të parë ka dalë në bursë në vitin 1971.
Ka rrjet të shitjes me mbi 50.000 objekte tregtare, duke përfshirë edhe 3.000 dyqane të veta në 110 shtete të botës./Insajderi.com.