×
  • Lajme
  • Lajme

    Lëvizja Vetëvendosje kërkon para nga qytetarët për fushatën zgjedhore

    Insajderi
    22 January 2021 - 12:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje u ka kërkuar qytetarëve që ta ndihmojnë financiarisht për të realizuar një fushatë, sic thotë njoftimi i partisë, perfekte. 

    “Të dashur miq e mbështetës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Si në çdo zgjedhje, ne i drejtohemi qytetarëve për mbështetje financiare. Si subjekti më transparent në Kosovë, ne e kemi patur një mbështetje financiare në rritje, e cila është përkthyer edhe në rezultat më të mirë elektoral”,thuhet në njoftimin që LVV’ja e ka publikuar në Facebook.

    Kjo parti thotë se nuk pranon financime nga persona apo bizneset të dyshimta.

    “Nuk pranojmë shuma të mëdha. Fuqia jonë bazohet në ndihmat e vogla, që na i jepni shumë prej jush”, thuhet në njoftim.

    “Me rastin e zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe fitores plebishitare të Lëvizjes VETËVENDOSJE1, ne duhet të bëjmë një fushatë perfekte. Për ta arritur këtë, është e nevojshme ndihma juaj. Cilado shumë që keni mundësi, pa ju ngushtuar e pa ju vënë në vështirësi, neve na ndihmon që ta sjellim më pranë kthesën e madhe. Qeveria Kurti II do të jetë kthim i Kosovës kah e mbara, për të gjithë qytetarët e saj”.

    Këtë njoftim e kanë shoqëruar me sloganin krejt e drejt që LVV’ja e ka në këto zgjedhje.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark