×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

    Insajderi
    25 March 2024 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe.

    Veterani i sulmit madje e ka marrë një ofertë të majme nga Pro Saudi League.

    Sipas mediumit spanjoll “Mundo Deportivo”, një klub saudit i ka ofruar rrogë prej më shumë se 100 milionë eurosh në vit për sulmuesin polak, përcjell “Gazeta Express”.

    Mirëpo, ish-futbollisti i Borussia Dortmundit dhe Bayern Munichut e ka refuzuar këtë ofertë pasi dëshiron të qëndrojë në Barcelonë.

    Lewandowski po shpreson që t’i jepet mundësia për të luajtur edhe një vit tek gjiganti katalunas.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark