Gonzalo Higuain, ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Juventusit, ndër të tjera de tani luan për Inter Miami, rivalin e Barcelonës këtë të martë në miqësoren e tyre të parë në SHBA, ka zhvilluar një intervistë në programin “Tot Costa” dhe u habit kur mësoi çmimin që Barça ka paguar për “Lewan”.
Kur u pyet për nënshkriumin, Higuain u shpreh, “më falni për injorancën time, ishte falas, apo jo? 50 milion euro? Eh, me siguri është një nënshkrim i mrekullueshëm përdërisa klubi ka paguar kaq para. Në futbollin e sotëm duket asgjë, por kur shkova në Madrid në 2006 duhej të ishe super klas për këto para, tani me inflaconin, hyrjen e arabëve, është ndryshe”.
Megjithatë më pas ndryshoi diçka duke u shprehur se polaku është ndër më të mirët: “Roberti fitoi Champions League 1 vjet më parë, ai ka një nivel të shkëlqyer, ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë në dhjetë vitet e fundit”, shtoi Higuain./albeu.com