Insajderi
Sport

Lewandowski nuk pritet të nënshkruajë zgjatje të kontratës me Barcelonën

Insajderi
02 December 2025 - 13:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lewandowski nuk pritet të nënshkruajë zgjatje të kontratës me Barcelonën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Barcelona do të duhet të gjejë një sulmues të ri këtë verë, pasi Robert Lewandowski nuk do të rinovojë kontratën e tij që skadon në qershor, raporton The Athletic.

Burime nga klubi, që kanë folur nën kushtin e anonimatit, theksojnë se më i rëndësishmi për t’u zëvendësuar është pikërisht numri 9.

Sipas tyre, skenari më i mundshëm është që 37-vjeçari të mos nënshkruajë një kontratë të re.

Megjithëse këtë sezon Lewandowski nuk ka qenë aq aktiv, ai ka shënuar 8 gola në 11 ndeshje, duke treguar se ende ka cilësi për të performuar në nivelet më të larta, edhe pse lëndimet mund të ndikojnë në kohën e tij të lojës.

Barcelona pritet të niset menjëherë në kërkim të një zëvendësuesi të besueshëm për të mbushur boshllëkun që do të lërë sulmuesi polak.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark