Sulmuesi polak, Robert Lewandowski është prezantuar edhe zyrtarisht si lojtar i Barcelonës, edhe pse tashmë ka luajtur disa miqësore pas transferimit nga Bayern Munichu.
Lewandowski kompletoi transferimin e tij nga Bayerni te Barcelona në javën e fundit të muajit korrik për një shifër rreth 50 milionë euro.
Megjithatë, polakut iu desh të bashkohej me klubin në përgatitjet para-sezonale në Shtetet e Bashkuara e Amerikës.
Kështu, prezantimi i ‘Lewas’ para tifozëve të Barcelonës në Camp Nou, ka ardhur vetëm sot (e premte).
Nën një pritje të ngrohtë dhe me një stadium bukur të mbushur, Lewandowski është parë i lumtur në prezantim.
Befasia e madhe ishte fanella me numër 9, e cila në sezonin e fundit është mbajtur veshur nga Memphis Depay, i cili nuk është larguar ende nga Barcelona. /Telegrafi/