obert Lewandowski ka treguar ngjashmëritë mes Xavit dhe Pep Guardiolas.
Sulmuesi polak tani është nën urdhrat e Xavit, kurse me Guardiolan kishte punuar te Bayern Munich.
“Filozofia e Guardiolas në Bayern, stili i tij për t’u kujdesur për ekipin dhe për ta menaxhuar atë, mendoj se i ngjante asaj që ishte në Barcelonë. Xavi është shumë i ngjashëm me Guardiolan. Ata mendojnë për futbollin në të njëjtën mënyrë”, tha Lewandowski për “SPORT”.
“Nuk kam folur me Guardiolan para nënshkrimit të kontratës me Barcelonën. Por, koha me të në Bayern ishte një përgatitje e shkëlqyer për të shkuar te Barça”, shtoi 33-vjeçari.
“I gjithë stafi ishte spanjoll, ishin tetë spanjollë në skuadër. Kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Tiago Alcantara dhe Javi Martinez gjatë asaj periudhe. Të dy më uruan kur nënshkrova me Barçën”, deklaroi Lewandowski.
Kujtojmë se Robert Lewandowski u transferua te Barcelona në afatin kalimtar të kësaj vere.
Ai me kataluansit ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër vit.