
Një javë para se në Tiranë të organizohet parada me biçikleta e quajtur “Tirana Gay (P) Ride” që është ngjarja më e madhe publike e komunitetit gej, lezbikë, biseksual dhe transgjinorë, në kryeqytetin shqiptar do të organizohet edhe një tjetër ngjarje për LGBT-në.
Një ngjarje bukurie që i dedikohet personave transgjinor (meshkujt e transformuar në femra) është paralajmëruar se do të mbahet në Tiranë.
Ngjarja është titulluar “Miss Trans Albania 2016”, në të cilën sipas një postimi të bërë nga një aktiviste e të drejtave të komunitetit në një faqe të një organizate që merren me të drejtat e LGBT-së.
Vendin se ku do të zhvillohet ngjarja do të jetë një nga klubet e kryeqytetit të Shqipërisë, por të cilin për shkaqe sigurie nuk është zbuluar.