×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Libër për historinë dhe rrëfimet e Krojmirit

    Insajderi
    03 July 2023 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Doli nga shtypi libri “Gjurmë të lashtësisë në Krojmir të Drenicës” i autorit Fazli Z. Zeriqi, i botuar nga shtëpia botuese “Artini” nga Prishtina.

    Autori, tashmë i ndjerë, Fazli Z. Qeriqi, ka qenë arsimtar për shumë vite dhe veprimtar kulturor dhe politik, i respektuar nga banorët dhe bashëpunëtorët e tij.

    Redaktimi i librit në fjalë është bërë nga mbesa e tij, shkrimtarja Shpresa Qeriqi.

    “Gjurmë të lashtësisë në Krojmir të Drenicës” është një reagim në përpjekje për të mbledhur dhe ruajtur rrëfimet për historinë e fshatit, banorët dhe mënyrat e jetesës. Krojet e Lushtës, Gurra e Efendisë së Krojmirit, Gurra e Haxhisë, Kroi i Dashurisë, Kroi i Isëbegut, Kroi i Arushes dhe Kroi i Konakut janë disa nga emrat e burimeve që vijëzojnë pasqyrën e besimit të palëkundur në kujtesë. Rrugët dhe udhët e Krojmirit shpërfaq mënyrën e komunikimit dhe ritmin e ndryshimeve në brendësinë e fshatit në distanca kohore. Në radhën e emërtimeve dhe përshkrimeve të rrugëve të gjata dhe udhëve brenda në fshat përbirohet kujtesa e autorit dhe natyra subjektive në paraqitjen e bukurive natyrore të Krojmirit. Pema familjare është një gjenealogji e hartuar mbi bazën e memories së banorëve të sotëm të Krojmirit për paraardhësit e tyre. Historik i shkurtër i fillimit të arsimit në Krojmir është kapitulli që paraqet një periudhë të vështirë për shqiptarët, që në saje të një angazhimi të përbashkët u bë një nga periudhat më kuptimplota.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark