×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Liberalizimi i vizave | A do të ikin mjekët nga vendi, Sejdiu flet për Insajderin

    Insajderi
    12 January 2024 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu ka deklaruar se nuk presin rritje enorme të largimit të mjekëve nga vendi pas liberalizimit të vizave për kosovarët.

    Duke folur për ikjen e tyre Sejdiu për Insajderin thotë se mjekët kanë një moshë mesatare afro 30 vitesh.

    Sipas kryetarit të Odës së Mjekëve, fenomeni i migrimit të mjekëve nuk mund të ndalet, I njëjti në njërën anë e cilëson pozitive migrimin pasiqë zvogëlohen vuajtjet e atyre që janë të vendosur të migrojnë.

    Duke pasur parasysh se fenomeni i migrimit të mjekëve nuk mund të ndalet plotësisht, në një anë është pozitive sepse zvogëlohen vuajtjet e atyre që janë të vendosur të migrojnë, por negativiteti qëndron në faktin se është një element stimulues apo lehtësues në rritjen e numrit të atyre që migrojnë. Por kjo mund të tregohet edhe si mendim që nuk qëndron. Koha do të tregoj, mendoj në këtë vit që sa po hymë”, tha ai.

    I pyetur lidhur me atë se a pret që numri i mjekëve që do të ikin këtë vit duke pasur për bazë liberalizimin e vizave, Sejdiu u shpreh se “Nuk presim një numër me rritje enorme”

    Ai përmendi plotësimin e pyetësorit nga mjekët për të ditur se cila është arsyeja kryesore e largimit nga Kosova.

    “Neve në vazhdimësi lusim këta kolege të plotësojnë një pyetësor – sondazhi rreth arsyeve të largimit. Në këtë mënyrë edhe gjejmë arsyet kryesore të migrimit të tyre.1. Papunësia, kemi në OMK mbi 500 mjekë të deklaruar dhe të verifikuar në ATK si të papunë!.2. Kushtet e punës 3. Kushtet dhe kualiteti i shkollimit specialistik dhe 4. Ana financiare”, u shpreh Sejdiu.

    Madje, Sejdiu tha se në bazë të gjitha arsyeve të cekura më lartë, mund të qëndrojnë ajo e perspektivës profesionale dhe perspektivës familjare për një jetë më të qetë.

    Por i gjithë ky grup arsyesh mund të përmblidhet në dy arsye bazë, ajo e perspektivës profesionale dhe perspektivës familjare për një jetë më të qetë dhe premtuese për familje. Të kemi parasysh faktin se këta kolegë kanë një moshë mesatare prej afro 30 vitesh janë në fazën e krijimit të familjes”, theksoi ai.

    Ai si zgjedhje për zvogëlimin e numrit të ikjeve e sheh rregullimin e atyre arsyeve për të cilat emigrojnë mjekët.

    Zvogëlimi i numrit mund të bëhet thjesht me marrjen aktive me këto arsye të cilat i shtyjnë mjekët të emigrojnë”, transmetoi Sejdiu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark