×
  • Lajme
  • Lajme

    “Liberalizimi i vizave, çështje e hapur”, sqarohet zyra e Macron

    Insajderi
    17 October 2023 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë ditës u raportua se presidenti i Emmanuel Macron, kishte deklaruar se “Franca e ka pezulluar liberalizimin e vizave për Kosovë”. Kjo doli të jetë një gabim i përkthyeses së gjuhës frënge.

    Abcneës.al ka siguruar një sqarim nga zyra e presidentit francez, lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

    Nga kjo zyrë kanë thënë se çështja e liberalizimit të vizave mbetet e hapur.

    “Presidenti ka folur për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Ai tha se cilat ishin kërkesat tona. Në këtë kontekst dhe duke marrë parasysh bllokadën e Prishtinës, presidenti vlerësoi se çështja e liberalizimit të vizave mbetet e hapur. Për më tepër, është një proces teknik dhe një diskutim që duhet bërë me partnerët tanë evropianë”, sqaroi zyra e Emmanuel Macron.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark