×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Libërthi i dashurisë” i Shpëtim Selmanit botohet në gjuhën maqedonase

    Insajderi
    08 July 2023 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Libërthi i dashurisë” i krijuesit dhe aktorit të njohur kosovar, Shpëtim Selmani, është përkthyer dhe botuar në gjuhën maqedonase.

    Libri i Selmanit është përkthyer në këtë gjuhë nga Lindita Ahmeti, poete e njohur shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa u botua nga nga shtëpia botuese “Perun Artis”, e cila drejtohet nga artisti dhe krijuesi i njohur maqedonas, Sasho Ognjenovski.

    Ky libër i Selmanit në gjuhën e fqinjit tonë ka titullin “Knizhka na lubovta”.

    Rrëfimi në këtë vepër të Shpëtim Selmanit fillon me narratorin duke reflektuar mbi rutinën e tij të përditshme dhe vazhdon me atë duke menduar për një numër të temave nga ato mundane deri ato botërore dhe shpirtërore, duke prekur nga fragmente prej të kaluarës dhe të tashmes, dhe mbi çështje me rëndësi lokale e globale. Më vonë, narratori përzien monologjet e tija të brendshme me një fokus në të dashurën e tij dhe shtatzëninë e saj, dhe ai e demonstron transformimin e tij në përgatitje për tu bërë prind. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark