×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Libri i Blerina Rogova-Gaxha prezantohet në Kroaci

    Insajderi
    23 September 2023 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Libri poetik “Thasë” i Blerina Rogova-Gaxha u prezantua në Korçula të Kroacisë.

    Ky prezantim u bë në kuadër të takimit ndërkombëtar “Petar Kanaveliç i Korçula”, që i kushtohet letërsisë dhe shkencës.

    Libri me poezi “Thasë” i Blerina Rogova Gaxhës u botua nga shtëpia botuese “Armagedoni”, Prishtinë, 2020.

    Poetja e njohur dhe kritikja letrare shqiptare, Entela Tabaku, në një interpretim për këtë vepër, shkruan se “përmbledhja me poezi thasë do të doja të mos kalonte pa u lexuar. Libri “Thasë” mbart një poezi të mirë, që ndodh e krijohet gjatë leximit, duke rezultuar në një përjetim estetik interesant.

    Si ai hapi që shkrihet në ujë. Ndërsa e ke në dorë, rri aty e thatë dhe e rafshtë, por sapo e hedh në ujë, papritmas buf! flluska dhe shushuritje. Është një poezi që të flet në vesh me ton të ulët e me zë me ngjyrë të ndërruar prej moshës e ndoshta cigareve të shumta.”- ka shkruar kohë më parë poetja dhe kritikja Tabaku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark