×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Libri satirik i Faruk Tashollit merr çmimin “Azem Shkreli”

    Insajderi
    28 May 2023 - 20:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Krijuesi i njohur kosovra, Faruk Tasholli, shpërblehet me çmimin letrar “Azem Shkreli”, që e ndan Lidhja e Shkrimtarëve, Krijuesve dhe Artistëve Shqiptarë në Gjermani.

    Tasholli këtë shpërblim e mori për përmbledhjen e tij me poezi satirike, të titulluar “Akademia e zuzarëve”. Kjo vepër është vlerësuar për ligjërimin e saj të bukur, ironik dhe satirizues në raport me zhvillimet kulturore, shoqërore dhe politike në Kosovë.

    Librin në fjalë e ka botuar shtëpia botuese prishtinase “Lena Grafik” gjatë vitit të kaluar dhe është pritur mjaft mirë nga lexuesi dhe dashamirësit e artit poetik e satirik të Faruk Tashollit, i cili shquhet për këtë mënyrë të shkrimit letrar e artistik.

    Për lexuesit tanë, më poshtë do t’i japim disa vargje të poezive të këtij libri satirik të krijuesit Tasholli:

    “Majë maleve t’Sharrit ç’po bie një tupan

    A mbet kush n’Kosovë pa u ba politikan?

    Sa për këtë zanat nuk duhet aq punë:

    Kur bahet ai tjetri, pse s’e provoj unë?!

    Ma mirë me m’thanë thiu se qe ky i ngrati

    Gjithmonë mbret i botës mbeti vetëm fati!

    A të shajnë gazetat e televizori

    Po cilin prej marres jashtë e qiti vorri?!”

    __________

    “Jemi popull rrimë nën hije,

    kampion për kangë trimnie,

    fluturojmë bre sipër reve,

    tavolinave t’kafeneve.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark