×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Libri studimor i Besim Muhadrit botohet në gjuhën angleze

    Insajderi
    22 June 2023 - 21:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Libri studimor “Studime letrare shqiptare dhe Kanuni i Lekë Dukagjini” i Besim Muhadrit është botuar në gjuhën angleze.

    Ky libër është botuar nga shtëpia botuese “Lambert Publishing”.

    Përveç në anglisht, libri i profesor Besim Muhadrit është botuar edhe në frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, portugalisht dhe rusisht. Libri në fjalë është i sajuar nga studime shkencore të botuara paraprakisht në gjuhën angleze në revista shkencore me impakt ndërkombëtar. Botimi i studimeve në fjalë, në disa nga gjuhët e rëndësishme të botës, përveç që paraqet të arriturat e autorit në fushën e studimeve letrare dhe etnologjike shqiptare, njëherësh është një prezantim dinjitoz i letërsisë dhe etnologjisë shqiptare, veçanërisht të Kanunit të Lekë Dukagjinit, si një nga vlerat monumentale të etnokulturës shqiptare, për studimin e të cilës vepër profesor Muhadri ka një kontribut të pakontestueshëm. 

     “Ky libër i studiuesit Besim Muhadri, është një prekje interesante në krijimtarinë e disa autorëve shqiptarë, ku Muhadri ka shfaqur kujdes edhe ndaj kufijve gjeografikë (nuk ka përfshirë vetëm autorë nga Kosova). Gjithashtu, është një botim mjaft tërheqës për studiues apo lexues të apasionuar të njohin më në detaje kanunin e Lekë Dukagjinit, se si shihet nga brenda e jashtë shqiptarisë.” shprehet ndër të tjera studiuesja e letërsisë, Arjeta Ferlushkaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark