×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Liderët e BE-së diskutojnë me Turqinë për krizën e migrantëve

    Insajderi
    17 March 2016 - 08:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liderët e Bashkimit Evropian dhe të Turqisë do të takohen sot e nesër me qëllim të finalizimit të marrëveshjes për ndaljen e fluksit të mijëra migrantëve nëpër Detin Egje në Greqi.

    Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Trump, ka tërhequr vërejtjen se “ka ende shumë për tu bërë” për finalizimin e marrëveshjes gjatë samitit dyditësh në Bruksel, për çështjen e krizës së migrantëve.

    Plani për të cilin diskutohet nga liderët e Bashkimit Evropian, përfshinë edhe pajtueshmërinë për “këmbimin” të migrantëve, që ishte propozuar nga kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, para 10 ditësh.

    Me këtë plan parashihet që në Turqi të kthehen të gjithë migrantët që kanë arritur në ishujt e Greqisë nëpër Turqi, ndërsa BE-ja do të merrte më tepër refugjatë nga Turqia.

    Kjo ide është “ndërprerje e biznesit të kontrabandistëve” dhe për tu ofruar një alternativë azilkërkuesve, që nuk do ta rrezikonte jetën e tyre, kanë thënë zyrtarët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark