×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Liderët evropian kërkojnë nga Rusia ta mbajë armëpushimin në Siri

    Insajderi
    04 March 2016 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri britanik David Cameron, presidenti francez, Francois Hollande, kancelaria gjermane, Angela Merkel, dhe kryeministri italian, Matteo Renzi  e kanë pasur një bisedë telefonike 50 minuta me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, të premten në mëngjes, njofton The Guardian.

    Zëdhënësja e Cameron-it tha se kryeministri britanik i kishte theksuar Putinit rëndësinë e përdorimit të kësaj mundësie të armëpushimit, që të shtyjë përpara një proces formal të paqes në Lindjen e Mesme.

    Kjo ide mund të vazhdojë me bisedime paqeje që mund të fillojnë javën tjetër dhe një fund të Assadit si president i Sirisë.

    “Ne e mirëpresim faktin se kjo marrëveshje vazhdon të mbahet”, tha zëdhënësja e Cameron-it.

    Liderët po ashtu diskutuan nevojën që të dhurojnë ndihmë humanitare në qytetet e rrethuara të Sirisë dhe për t’i përmirësuar kushtet e mjaftueshme në mënyrë që t’i kthejnë në shtëpitë e tyre, refugjatët që kanë ikur në drejtime te ndryshme, kryesisht në Evropë. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark