×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Lideri i Hezbollahut paralajmëron ashpër Izraelin: Nëse nisni luftë, do të…

    Insajderi
    03 January 2024 - 19:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I ashpër ka qenë qëndrimi i liderit të Hezbollahut libanez, Hasan Nasrallhah pas sulmit me mbi 100 viktima. Drejtuar izraelit ai ka thënë se do t’i përgjigjet me luftë çdo sulmi.

    “Nëse Izraeli mendon të nisë një luftë kundër Libanit, ne do të luftojmë pa kufinj dhe pa rregulla”, ka theksuar ai.

    Nga ana tjetër Presidenti iranian Ebrahim Raisi, dënoi shpërthimet që vranë të paktën 103 njerëz në jug të vendit. Qytetarët ishin mbledhur për të përkujtuar vdekjen e Qassen Soleimani, kur ndodhën shpërthimet.

    Gjithashtu edhe Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar pas sulmit me mbi 100 të vdekur në Iran. Në një mesazh ngushëllimin drejtuar autoriteteve iraniane, presidenti dënon sulmet që ndodhën gjatë ditën e sotme.

    Dy shpërthime kanë vrarë të paktën 103 njerëz dhe plagosën dhjetëra të tjerë në një ceremoni përkujtimore në Iran që shënon përvjetorin e katërt të vrasjes nga SHBA të Qassem Suleimani, kreut të Forcës Quds të Iranit dhe një prej njerëzve më të fuqishëm në Lindjen e Mesme.

    Sipas Irna news, shpërthimi i parë ndodhi 700 metra nga vendi i varrimit të Suleimanit dhe i dyti ishte një kilometër larg.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark