×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Lideri i IS-it mund të jetë vrarë nga Rusia

    Insajderi
    16 June 2017 - 10:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria ruse e mbrojtjes është duke hetuar nëse njëri nga sulmet ajrore në Siri ka vrarë liderin e grupit militant të Shtetit Islamik (IS)

    Ministria ka thënë se sulmi ajror mund ta ketë vrarë Abu Bakr al-Baghdadi dhe deri në 330 luftëtarë tjerë më 28 maj.

    Thuhet se sulmi ka pasur në shënjestër një takim të këshillit ushtarak të IS-it në de-fakto kryeqytetin e tyre të Raqas në veri të Sirisë.

    Ka pasur një sërë raportesh të mëparshme për vdekjen e al-Bagdadit.

    Deklarata e postuar nga agjencia e lajmeve e financuar nga shteti rus, Sputnik, tha se 30 komandantë të IS-it dhe deri në 300 ushtarë ishin në atë takim, shkruan BBC news.

    “Sipas informatës që është verifikuar nga kanale të ndryshme, lideri i IS-it Ibrakim Abu-Bakr al-Baghdadi, i cili është vrarë si rezultat i një sulmi, ishte gjithashtu prezent në mbledhje”, thuhet në deklaratë.

    Para disa javësh Siria njoftoi vrasjen e tij në disa sulme ajrore, një ngjarje që besohet se është e lidhur me raportet e Moskës, mëngjesin e sotëm.

    Vendndodhja e tij ka qenë e panjohur për muaj të tërë, edhe pse besohej që ai ishte në Mosul të Irakut, ndërsa së fundmi, sipas Reuters, ai ishte “duke u fshehur në shkretëtirën e mijëra miljeve” dhe jo në Mosul apo Raqa. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark