Insajderi
Botë

Lideri suprem iranian bën thirrje që sa më shumë njerëz të dalin në zgjedhje

Insajderi
26 February 2016 - 08:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei u ka kërkuar iranianëve që të dalin në zgjedhjet e sotme, me hapjen e kutive për votim.

“Unë i sugjeroj vendit tonë që të dalin e të votojnë herët…Ata duhet t’i zgjedhin kanididatët e tyre me mençuri…Një pjesëmarrje masive do t’i zhgënjejë armiqtë e Iranit”, ka thënë ai, pas dhënies së votës së tij në zgjedhjet për Parlament dhe për Asamblenë e Ekspertëve, e cila ka fuqi që ta zgjedhë dhe largojë liderin suprem.

Këto janë zgjedhjet e para në Iran, që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes bërthamore të Iranit me fuqitë botërore, më herët këtë vit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark